MËSUES PËR DREJTIMIN SHËRBIME SOCIALE E SHENDETËSORE 

Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen kërkon një mësues për drejtimin Shërbime sociale e shendetësore me profil arsimor Infermier ose Shëndet publik.

Kandidatët duhet të zotërojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Diplomë Bachelor dhe Master në profilin përkatës;
  2. Aftësi për të menaxhuar një grup nxënësish.
  3. Aftësi për të punuar në grup dhe në kolektiv.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre brenda datës 1 shtator 2024 në emailin shkollaprofesionale@shenjozefi.edu.al  duke bashkëngjitur:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Dokument identifikimi;
  3. Diplomën;
  4. Dokumenta të tjera certifikuese;

Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen prej sekretarisë së shkollës për ditën e intervistës që do të zhvillohet tek Drejtoria e Shkollës.