Statistikat

TOTALI

QENDRA PROFESIONALE TE CERTIFIKUAR
0

TOTALI

SHKOLLA NXËNËS GJITHSEJ NDËR VITE
0

SHKOLLA

NXËNËS NË VIJIM
0

TOTALI

MATURANTË NË VIJIM
0

TOTALI

MATURË SHTETËRORE
0

KONVIKTI NË VIJIM

NXËNËS
0

ABOUT US

KUSH JEMI

Dashuria edukon – Love educates – L’amore educa

Shkolla Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, themeluar nga Ipeshkvi Emerito i Rrëshenit, Mons. Cristoforo Palmieri ka nisur veprimtarinë e saj që prej shtatorit të vitit 2004 në Rrëshen, në rrethin e Mirditës, në Shqipërinë verilindore. Është në pronësi të Dioqezës së Rrëshenit, Ipeshkvi i së cilës, është Mons Gjergj Meta, President i Shkollës, ndërsa menaxhimi i saj i është besuar Kongregatës së Etërve Somask.

Duke parë kontekstin social, kulturor dhe ekonomik të qytetit të Rrëshenit dhe zonave përreth, i karakterizuar nga mundësitë e dobëta të punësimit, varfëria e përhapur, oferta mësimore e vështirë në shumë aspekte, edhe për aspektin e disavantazhit gjeografik për shkak të pranisë së maleve me fshatra të shumtë, të vegjël dhe me popullim minimal. 

Kuptohet plotësisht rëndësia e Shkollës “Shën Jozefi” dhe se si ajo gjen misionin e saj specifik në formimin profesional para së gjithash të të rinjve, por edhe e të rriturve që synojnë të kualifikohen profesionalisht.

Në fakt, formimi profesional, në çdo nivel, ofron aftësi të kualifikuara, pasuron personin që i fiton ato aftësi, por edhe kontekstin social-familjar dhe të punës në të cilin ata jetojnë dhe lehtëson integrimin e tyre në botën e punës.

Për më tepër, Shkolla Profesionale “Shën Jozefi” është një frenim i fenomenit migrator që përfshin shumë të rinj, të cilët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre në kërkim të një pune. Gjithsesi, edhe për ata që largohen, Shkolla Profesionale “Shën Jozefi”, duke ju ofruar trajnimet apo kualifikimet specifike, ju jep me vete dinjitetin njerëzor të punësimit sipas zanateve të ndryshme.

Nga ana tjetër, punëtorit të kualifikuar i hapet një mundësi e dyfishtë pune: të bëhet punonjës me kohë të plotë i kompanive ekzistuese në Shqipëri ose të hapë vetë ai një sipërmarrje të vogël private, e cila i mungon veçanërisht territorit.

Projekti i formimit profesional të punonjësit tek Shkolla “Shën Jozefi”, në fakt, pikërisht për shkak të kontekstit gjeo-social-kulturor në të cilin operon dhe duke marrë parasysh grupin e madh të të rinjve që mirëpret, është:

ü pengesë ndaj fenomenit të kriminalitetit lokal dhe emigrimit të të rinjve, pasi u siguron të rinjve mjetet teorike dhe praktike për fillimin e parë të punës;

ü mundësi e çmuar formimi social-kulturor, në një kontekst shumë personal, duke bërë rol të rëndësishëm në formimin dhe edukimin e të rinjve për jetën sociale, qytetare dhe profesionale.

ü Nxitje e fortë për të përjetuar shkollën si një vend formimi njerëzor dhe profesional në të cilin inkurajohet edhe fillimi i përvojave sipërmarrëse të të rinjve, përmes start-up-eve të përkushtuara.

Familjet dhe nxënësit zgjedhin Shkollën “Shën Jozefi” gjithashtu për nivelin e shkëlqyer të cilësisë të të gjithë propozimit të formimit dhe promovimit njerëzor, kulturor dhe shpirtëror, siç zbatohet ndër vite.

Në të gjitha këto kontribuon edhe konvikti i mirëstrukturuar dhe i organizuar në menaxhimin, gjithmonë në një ofertë tërësore formuese dhe edukuese, të qëndrimit, studimit dhe animimit të rreth 90 nxënësve gjatë javëve shkollore.

NJË FILLIM PREMTUES: KURSET PROFESIONALE AFATSHKURTRA.

Që nga inaugurimi i Qendrës profesionale “Shën Jozefi” në Nëntor 2004, janë mbajtur kurse profesionale, fillimisht dyvjeçare dhe njëvjeçare, e më pas edhe katër mujore dhe tre mujore, për të rinj dhe të rritur (mesatarisht 100 kursantë çdo vit), për formimin e elektriçistëve, hidraulikëve dhe operatorëve të Informatikës, brenda një strukture me laboratorë të arreduara me aparatura dhe pajisje të përshtatshme për nevoja mësimore teorike dhe praktike, ndërtuar me financimin e organizatës Gjermane Renovabis dhe mbështetjen e OTAA “Opera San Giuseppe”.

Deri më sot, kurset e shkurtra (3 – 9 muaj) për formimin profesional të të rinjve dhe të rriturve janë të një rëndësie thelbësore për tregun e punës në Shqipëri, që kanë nevojë për personel të kualifikuar.

HAPI I DYTË: NGA QENDËR PROFESIONALË NË SHKOLLË E MËSME PROFESIONALE!

Në Maj 2012 Qendra pofesionale “Shën Jozëfi” merr licensën si SHKOLLË E MESME PROFESIONALE, me të njëjtat programe të Shkollave shtetërore profesionale,  dhe nga ai vit vazhdon veprimtarinë e formimit profesional me tituj studimi të njohur në nivel kombëtar. 

Nxënësit mund të zgjedhin mes Drejtimeve profesionale për:

  • Shërbime mjetesh transporti
  • Elektroteknikë
  • TIK (Informatikë)
  • Termo-Hidraulikë
  • Shërbime sociale e shëndetësore
  • Hoteleri-Turizëm

Programi mësimor 2 + 1 + 1 (vite) u mundëson nxënësve të marrin në fund të periudhës dyvjeçare certifikatën e kualifikimit profesional të nivelit KSHK II, e cila tashmë mund të përdoret për hyrje në botën e punës.

Pas vitit të tretë, nxënësit mund të pajisen me certifikatën e kualifikimit të nivelit KSHK III dhe në përfundim të të gjithë ciklit katërvjeçar, pas provimeve të Maturës Shtetërore dhe asaj Profesionale,  plotësojnë kualifikimin e tyre profesional si dhe mund të vazhdojnë ciklin e arsimit të lartë universitar.

Viti shkollor 2022-23, me 115 nxënës të rinj (krahasuar me 80 nxënës të diplomuar në vitin shkollor të sapokaluar), e çon numrin total të nxënësve që ndjekin Shkollën “Shën Jozefi” në 430: prandaj është një realitet në rritje dhe që aktualisht përdor dy struktura shkollore.

Me rëndësi të madhe në kontekstin lokal është prania e rreth 80 nxënëseve vajza, të cilat në shumëllojshmërinë e ofertës arsimore të Shkollës “Shën Jozefi”, gjejnë mundësinë e formimit të duhur profesional.

Stafi aktual (viti shkollor 22-23), përbëhet si më poshtë:

37 mësues, 1 drejtues i përgjithshëm, 1 drejtor didaktik, 2 nëndrejtorë, 2 sekretare, 3 oficerë ditorë, 13 punonjës mbështetës dhe personel i konviktit.

SHKOLLA

SHOQËRIMI I TË RINJVE

Me kalimin e viteve Konvikti “Shën Jozefi” është bërë gjithnjë e më i strukturuar dhe i realizuar për plotësimin e përvojës shkollore, në të cilën të rinjtë banojnë nga e hëna në të premte, dhe për të cilën qëndrimi është i nevojshëm për shkak të largësisë së konsiderueshme të shumë zonave nga Shkolla dhe vështirësitë objektive të transportit nga ku vijnë nxënësit.

Brenda konviktit, të rinjtë, përveç mbështetjes në studim, jetojnë një përvojë të rëndësishme socializimi dhe maturimi njerëzor, shumë i vlerësuar nga të gjithë si një pikë e fortë brenda Veprës “Shën Jozefi”.

Përveç konviktit të administruar nga Etërit Somaskë, që ju dedikohet djemve, “Shën Jozefi” ofron edhe konviktin e vajzave i cili administrohet nga Motrat Vinçenciane të Rrëshenit.

QENDRA PROFESIONALE:
NË PËRGJIGJE TË KËRKESAVE TË TREGUT TË PUNËS.

Siç ekziston që në fillim, Qendra Profesionale “Shën Jozefi” vazhdon të kryejë një aktivitet themelor të kualifikimit profesional në lidhje me të rinjtë në moshë madhore që punojnë në profeile të ndryshme, por nuk kanë një kualifikim. Kjo mundësi prek edhe të rriturit që nuk janë të punësuar dhe tashmë janë jashtë moshës së shkollës.

Në veçanti, në 5 vitet e fundit ka një rritje të madhe të kursantëve, të moshës 25-30 vjeç e më shumë, tashmë të punësuar në kompani, sipërmarrje private, etj…, të cilët, duke ndjekur kurse tremujore me testim përfundimtar, fitojnë një kualifikim me certifikatë profesionale.

Kurset afatshkurtra: Elektrike, Operator salle dhe kuzhine, Hidraulik, Mekanike, Saldator.

Kursa 3 Mujore

Kursa 9 mujore

PARTNERITETET
DHE PROJEKTET.

“Shën Jozefi” ndër vite ka gëzuar bamirësinë e enteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen në projekte të rëndësishme të zhvillimit të territorit.

Që nga viti 2019 “Shën Jozefi” po zbaton projektin e zhvillimit të Partneritetit të Arsimit Profesional, një projekt Federal, në patneritet mes Dhomës Zejtare të Dortmundit, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shkollës “Shën Jozefi”.

Ky projekt ka rritur në nivele ndërkombëtare Laboratorët e praktikës profesionale të Shkollës “Shën Jozefi” me pajisje më të reja në tregun profesional, si dhe, po zhvillon në mënyrë të ndjeshme lidhjen mes Shkollës dhe Sipërmarrjes private, për punësimin e të rinjve nëpër këto sipërmarrje dhe zhvillimin e tregut të punës në tërësi.

Ky partneritet ka bërë të mundur krijimin e një laboratori të ri në fushën e saldimit për përgatitjen e nevojshme profesionale dhe për certifikimin ndërkombëtar.

KONTAKTI

    Rruga Vincenco D'Paoli,
    Rrëshen, Albanien

    +355 686 499 988

    shkollaprofesionale@shenjozefi.edu.al