Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen kërkon të punësojë një Financiere.
Kandidatët duhet të zotërojnë kriteret e mëposhtme:
1. Diplomë Bachelor dhe Master në profilin Ekonomik / Financë.
2. Aftësi për të menaxhuar marrëdhenie me financa publike.
3. Aftësi për të punuar në grup dhe në kolektiv.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre në emailin shkollaprofesionale@shenjozefi.edu.al brenda datës 5 Nëntor 2024.
duke bashkëngjitur:
1. Curriculum Vitae;
2. Dokument identifikimi;
3. Diplomën;
4. Dokumenta të tjera certifikuese;
Kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të lajmërohen prej sekretarisë së shkollës për ditën e intervistës që do të zhvillohet tek Drejtoria e Shkollës.